Merr lajme ekskluzive
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar këtu
Sot, 10 shtator, pritet të dalin para Gjykatës dy autorët që vranë sipërmarrësin shqiptar në ishullin grek, Rodos.
Autorët, pronari 53-vjeçar i një hoteli në Rodos dhe i biri i tij 20-vjeçar akuzohen nga drejtësia kreke për vrasje me paramendim në gjendje të qetë shpirtërore dhe në bashkëpunim.
Sakaq vrasësit e Xhani Topallit, i cili la pas tre fëmijë, pretendojnë se vdekja e 46-vjeçarit shqiptar nuk ishte vrasje me paramendim, por një incident për tu mbrojtur, pasi sipas tyre shqiptari shkoi i dehur në hotel për të kërkuar paratë që 53-vjeçai i kishte borxh.
Kujtojmë se autori ka thënë se i kishte rreth 70 mijë euro borxh shqiptarit, pasi ky i fundit sipërmarrës ndërtimi kishte bërë punime në hotelin e vrasësit të tij, për të cilat nuk ishte paguar.
Sakaq ekspertiza mjekoligjore tregon se vdekja e viktimës nuk ishte incident, por ka ardhur si pasojë e dy goditjeve të forta në kokë.
Xhani Topalli, 46-vjeç, baba i tre fëmijëve, rezultonte i zhdukur që prej datës 28 gusht. Në ditën e fundit ai kishte takuar 53-vjeçarin, pronar hoteli në Greqi, i cili kishte për t’i shlyer disa detyrime në bazë të një marrëveshje që kishin.