JiL.al - Jeto i Lumtur

Njeriu i dytë më i kërkuar në Itali, ekstradohet nga Brazili bosi famëkeq i “Ndrangheta-s”

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Bosi 56-vjeçar i mafias famëkeqe ‘Ndrangheta’ Rocco Morabito, i konsideruar si një nga trafikantët ndërkombëtarë më të rëndësishëm të drogës në botë, është ekstraduar ditën e sotme nga Brazili në Itali.

Morabito zbarkoi sot në aeroportin Romë – Ciampino, i ekstraduar nga Brazili.

Ai u arrestua më 25 maj 2021, ndërsa në vendlindje ai duhet të vuajë një dënim përfundimtar prej 30 vitesh burg.

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu.

55-vjeçari ishte njeriu më i kërkuar në Itali, i dyti pas Matteo Messina Denaro, Morabito rezultonte i zhdukur prej tridhjetë vjetësh dhe pasi u kap në Brazil ai nuk e donte burgun italian ashtu siç nuk e do vetë “Ndrangheta”.

Ai është një ndër të parët që këmbënguli për hapjen ndërkombëtare të bandave dhe që ishte bërë mbreti i agjentëve të kokainës, ndaj preferonte që burgun ta kryente në Brazil.(gazetashqip)

 

Jeto I Lumtur.al

Scroll to Top