Njihuni me 77 vjeçarin me të cilin është dashuruar Diola e Big Brother VIP

Jil
Jil
1 Min Read

Diola Dosti, një nga banoret e “Big Brother VIP”, është treguar së fundmi e hapur në një bisedë me Dean, duke rrëfyer se ka rënë në dashuri me një 77-vjeçar.

Diola tha se nuk dashurohet dot me fizikun e njerëzve, por me mendjen e tyre.

“O Dea, nuk e di se unë këtë problem kam dhe me meshkujt. Nuk dashurohem dot me fizikun. E kam shumë të rëndësishme mendjen. Dhe ai ishte aq i zgjuar. Unë e shikoja atë, sytë e tij ishin sikur shikoja botën. Ishte online. Kur i thosha shoqeve të mia. “Kam rënë në dashuri”, ato thoshin “Ti je e çmendur, ai është 77 vjeç”, tha ajo.

Image

Bob Proctor

Në fakt Diola i referohej një dashurie platonike, pasi personi për të cilin ajo po fliste është Bob Proctor, mentor dhe autor librash.

Pra nuk ka patur një raport dashurie apo njohje, por e ka njohur përmes trajnimeve që ai zhvillon online. Ai ishte i njohur për librin e tij më të shitur në New York Times “You Were Born Rich”. Diola ka treguar se herë pas here bën trajnime për sukses, rritje dhe përmirësimin e vetes.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *