“Nuk e dija ende mendimin e publikut”, Efi tregon si e pritën prindërit dhe partneri pasi u eliminua nga “BBV”!

Jil
Jil
2 Min Read

    Efi Dhedhes mbrëmjen e së shtunës është rikthyer aty ku e nisi. Bukuroshja brune ka qenë e ftuar në rolin e opinionistes në “Për’puthen Prime”.

    Ndonëse Efi ka marrë pjesë si në emisionin e dashurisë “Përputhen” edhe në reality-show-n “Kepi i Tundimeve”, ajo arriti të rrëmbente zemrat e një publiku të gjerë vetëm pas pjesëmarrjes së saj në “Big Brother Vip”.

    Ndonëse tregoi një karakter të fortë dhe loja e saj u pëlqye nga të gjithë, Efi disa javë më parë u eliminua “për shkak” të Deas.

    Ishte kjo e fundit të cilës iu dha fuqia në dorë pasi fitoi sfidën e “inteligjencës” për të nominuar 3 banorë. Dhe përballë Luizit dhe Kiarës, ishte Efi ajo që la shtëpinë.

    Në lidhje me këtë moment dhe si u prit nga familjarët e saj, Efi është pyetur gjatë mbrëmjes së djeshme, ku u shpreh:

    “Ajo ishte lumturia ime më e madhe. Në momentin që unë u futa në shtëpi dhe kisha babin duke më puthur në ballë dhe mamin duke më përqafuar. Madje edhe vëllain se ai nuk para puth, i ka ngjarë motrës. Ishte gjëja më e bukur që ka ndjerë ndonjëherë. Nuk kisha arritur akoma të mësoja se si isha pritur nga publiku. E dija që isha mirë, por deri aty. Kur pashë atë gëzimin në sytë e prindërve të mi, por edhe lotët e babit, u ndje shumë keq që dola nuk e prisnin. Gjithsesi unë prandaj them e kam fituar “Big Brother-in” tim, pikërisht nga gjithë ajo dashuri që unë mora,”-tha Efi.

    Opinionistja Neda, nuk e la me kaq! Ajo e ngacmoi duke e pyetur edhe për reagimin e të dashurit të saj.

    “Po edhe ai më puthi në ballë, por nuk do të shprehet shumë. Nuk më shprehet shumë,”-tha Dhedhes.

    Share This Article
    ByJil
    Follow:
    JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
    Leave a Comment

    Leave a Reply

    Your email address will not be published. Required fields are marked *