Merr lajme ekskluzive
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar këtu
Një nënë adoleshente ka treguar se nuk e kishte idenë se ishte shtatzënë derisa lindi në dyshemenë e dhomës së saj të ndenjes pasi u kthyer nga shkolla.
Vajza, e cila ishte 19 vjeç shpjegoi se nuk kishte simptoma të të qenit shtatzënë dhe vazhdoi të kishte perioda të rregullta, por u trondit kur nëna e saj pa kokën e foshnjës nën fundin e uniformës së shkollës.
Nëna, e njohur si Alexis në TikTok, ndau historinë e saj në internet në një video që ka marrë mbi 2.3 milionë shikime dhe shpjegoi se ajo përjetoi një shtatzëni të fshehtë kur ishte 15 vjeç.
Një shtatzëni e fshehtë është kur metodat e testimit mjekësor nuk arrijnë ta zbulojnë atë dhe simptomat e zakonshme si të vjellat, periodat dhe barku i madh nuk ndodhin, shkruan The Sun.
Ditën e lindjes, Alexis zbuloi se kishte pasur gjithë natën dhimbje dhe disa orë më vonë ajo solli në jetë foshnjën.
Në një tjetër video, Alexis ka shpjeguar se ka lindur në dyshemenë e dhomës së ndenjes.
“Përfundova duke lindur fëmijën tim në dyshemenë e dhomës së ndenjes pa e ditur se isha shtatzënë”, tha Alexis.
“Kisha perioda të rregullta dhe pa simptoma, barku im nuk u rrit. Zbulua se kalova një shtatzëni të fshehtë.”
Reagimet e njerëzve në videon e saj ishin të shumta. Disa nuk e besonin, ndërsa të tjerë konfirmonin se e njëjta gjë u kishte ndodhur edhe të afërmve të tyre.