Nuk është më opinioniste e Big Brother VIP, Balina paska një arsye shumë serioze

Jil
Jil
1 Min Read

Balina Bodinaku u përfol deri në moment të fundit si opinioniste në sezonin e dytë të BBV Albania. Të gjithë prisnin ta shihnin atë sërish krah Arbër Hajdarit, në çeljen e spektaklit ditën e shtunë. Kjo gjë u konfirmua dhe nga burime pranë produksionit.

Megjithatë ajo mungoi duke ngritur pyetje mbi zëvendësimin e saj vetëm pak orë para spektaklit. Burime për NOA.al zbulojnë se arsyeja e mungesës së papritur të Balinës, është një problem shëndetësor.

Për të cilin ajo ndodhet e shtruar prej disa ditësh në gjendje të rëndë dhe është ende duke u rikuperuar nga një pneumoni serioze.

Lajmin e bëjnë të ditur për noa.al, burime nga stafi mjekësor i spitalit “Shefqet Ndroqi”, që trajton sëmundjet e mushkërive.

Oponionistja e njohur e Big Brother VIP Albania që mbajti peshën kryesore në edicionin e kaluar në opinionet mbi jetën e personazheve të shtëpisë së famshme, për shkak të shtrimit në spital, ka munguar kështu në natën e parë të spektaklit që nisi të shtunën.

Në këtë mënyrë shuhen zërat që qarkulluan ditët e fundit për një braktisje të programit nga opinionistja aq e dashur e reality shoë që ka thyer rekorde audience në Shqipëri.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *