Kiara Tito dhe Luiz Ejlli janë dy prej konkurrentëve më të përfolur të shtëpisë së Big Brother VIP Albania.
Dyshja të cilët tashmë rrugëtojnë si çift në këtë aventurë, janë kthyer prej kohësh në personazhet më të dashur të publikut në rrjetet sociale.
Gjatë qëndrimit të tyre në shtëpi, Luizi madje edhe i kishte dhuruar Kiarës varësen e tij të kryqit si dhuratë dashurie ndaj moderatores së njohur shqiptare.
Mirëpo mesa duket jo nuk është varësja e preferuar e Kiarës, pasi në një bisedë të bërë së fundmi me Oltën në ambientet e shtëpisë, ajo ka rrëfyer se dhurata e preferuar e saj mbetet një varëse tjetër.
Megjithëse kishte varësen e Luizit në qafë, Tito u shpreh se dhurata më e mirë që kishte marrë në jetë ishte një varëse në formë zemre.
Ajo nuk e bëri të ditur personi nga i cili e ka marrë këtë dhuratë, megjithatë fansat e Luizit e kanë shprehur hapur në komente zhgënjimin e tyre lidhur me këtë deklaratë të moderatores.
Fakti që ajo nuk e cilësoi si dhuratën më të mirë varësen që Luizi ia ka dhuruar, shumë prej fansave i janë drejtuar asaj duke i komentuar se ajo vlerëson gjërat materiale dhe jo shpirtërore.sot.com.al/