Nuk “guxuan” të nxirrnin vetëm Luizin dhe Oltën në nominim, Efi ka dy fjalë për produksionin e “BBV”

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Nga jashtë shtëpisë së “Big Brother Vip”, nuk kanë munguar reagimet e Efi Dhedhes për situata të ndryshme të krijuara brenda shtëpisë.

Nisur nga loja me litar në nominim duhej të dilnin Luizi dhe Olta, por produksioni ka sqaruar kushtet e lojës dhe për pasojë ka dërguar në nominim Luizin, Kiarën, Oltën, Beatin dhe Dea Mishelin.

Në lidhje me këtë situatë ka reaguar Efi, e cila ka ndarë momentin në Instastory duke shkruar vetëm “Zot më jep qetësi.”

Image

Fotoja e postuar nga Efi

Kujtojmë që gjatë javës kur erdhi zarfi dhe u lexua nga Kiara u tha që ai banor që heq rripin, vetëm ai shkon në nominim.

Luizi ishte i pari që e hoqi në mënyrë që të dilte ballë për ballë me Oltën në televotim.

Dhe kështu ndodhi, pasi ai e detyroi aktoren ta hiqte edhe ajo rripin. Që në hyrje të spektaklit të sotëm Luizi u shpreh se dëshiron ai dhe gjithë banorët e tjerë, përfshirë Oltën që vetëm ata të dy të dalin në nominim. Arbana u shpreh se në fakt zarfi shkruante se i gjithë grupi do të shkonte në nominim nëse nuk e çonin lojën deri në fund.

Luizi nuk e pranoi këtë, duke u shprehur se e kishte lexuar fare mirë zarfin, disa herë. Madje kishte shkuar edhe në dhomë të rrëfimit, ku i ishte thënë e njëjta gjë. Artisti nga Shkodra u përball edhe më Arbanën, duke i mëshuar të tijës, mirëpo siç ndodh në këto rast atij iu mohua fjala.

RocketplayRocketplay casinoCasibom GirişJojobet GirişCasibom Giriş GüncelCasibom Giriş AdresiCandySpinzDafabet AppJeetwinRedbet SverigeViggoslotsCrazyBuzzer casinoCasibomJettbetKmsauto DownloadKmspico ActivatorSweet BonanzaCrazy TimeCrazy Time AppPlinko AppSugar rush
Scroll to Top