Nuk ishte faji i saj! Era Istrefit i ndodh e papritura dhe zhgënjen pa masë fansat

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Këngëtarja e njohur shqiptare, Era Istrefi është kaq shumë e komentuar. Mirëpo, së fundmi, asaj i ka ndodhur një e papritur.  Artistja do të performonte në një koncert për mbrëmjen e Krishtlindjeve në New York të Shteteve të Bashkuara të Amerikës por ajo nuk do të marrë pjesë.

Përse?

Shkak u bë refuzimi i vizës. Këtë lajm ajo e ka bërë me dije vetë përmes një postimi në rrjetin social Instagram.

“Më vjen shumë keq që nuk mund të jem në këtë event. Viza nuk është realizuar në kohë. Janë disa gjëra të rralla por që ndodhin. Shpresoj që shihemi së shpejti me krejt ata që kanë ardhë për mua aty”, ka shkruar ndër të tjera ajo.

Kohë më parë është përfolur gjatë në medi për reperin Majk dhe këngëtaren Era Istrefi. Nëse kthehemi pas në vitin 2016, Majk dhe Era Istrefi ishin kryefjalë e mediave rozë për një lidhje dashurie po edhe për këngën “BonBon.” 

Dikur në media u përfol gjerë e gjatë për një konflikt mes tyre, ku shkak asokohe ishte kënga “Bon Bon”, të cilën do e publikonte Majk, por e mori Era.

Së fundmi, reperi ka qenë i ftuar në emisionin “Zemër Luana”, ku gjatë një loje ishte i vendosur para fotove të personazheve, ku duhet t’i qëllonte me armën me bojëra me ngjyra. Majk ka qëlluar dy herë Erën.

Herën e parë, ai ka treguar se mendon që nëse do të realizonte një bashkëpunim me të, do të ishte shumë i suksesshëm dhe së dyti, teksa është pyetur, me cilën prej vajzave në tabelë do të dilte në një date (takim romantik), ai sërish ka qëlluar Erën.

Scroll to Top