“Nuk ishte si bosët e tjerë”/ Hoxha paralajmëron pas zhdukjes së Martinajt: As 1% të asaj që ka në telefon ai nuk…

Jil
Jil
2 Min Read

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Gazetari Artan Hoxha thotë më tej se kjo histori do të vijojë të mbetet me enigma dhe në kuadrin e një legjende, nëse shteti nuk reagon.

Hoxha thekson se Ervis Martinaj nuk është personazh i zakonshëm.

“Çfarë ka ndodhur? Kjo histori do të vazhdojë dhe do të jetë në kuadrin e një legjende deri sa shteti të reagojë. S’mund të merret një prokurori rrethi me këtë. Duhet të merret SPAK.

Çfarë do që të ketë dëgjuar Jeton Lami, nuk di as 1% të asaj që ka në telefon Martinaj. Më rezulton aksioner në tre banka të nivelit të dytë. Nuk është personazh nga ata që jemi mësuar.

Nuk është bos krimi me dorën e vet. Nuk ka bërë asgjë vetë. Ishte më tepër një organizator, ideoi një strukturë. Ndryshe nga bosët, ai ishte shumë shoëmen. Ishte shumë i dukshëm në publik.

Mund ta gjeje atë në lokalet kryesore të kryeqytetit, duke financuar koncerte, sportistë. Po të hapje televizionin, reklamat në stadium kishin emrat e kompanive të tij. Në kampionatin e 2018 ishte sponsori kryesor i medias.

Ishte ndryshe nga ajo çfarë kishim parë”, tha gazetari.

BURIMI https://lajmifundit.al/aktualitet/

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *