JiL.al - Jeto i Lumtur

“Nuk jam hajdut”/ I riu lë pa fjalë agjentët: Vodha karriget dhe tavolinat e lokalit për ilaçe

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Gjithçka që konvertohet në para, për hajdutët është e lakmueshme. Por edhe gjithçka që konsumohet ku përfshihen jo vetëm ushqimet, por edhe produktet e luksit si duhani dhe pije.

Nga lakmia e hajdutëve nuk shpëtojnë as veshjet, që kryesisht janë “gjahu” i preferuar i grave hajdute, apo aparatet e telefonëve. Në një situatë vjedhjesh që nuk po njohin frenim, policia thotë se gjatë sezonit të verës ka shtuar patrullimet në kryeqytet, pasi qytetarët zhvendosen drejt bregdetit për pushimet vjetore.

Por një i ri që është identifikuar nga uniformat blu i ka lënë ata pa fjalë kur nga kqyrjet e kamerave të sigurisë u zbulua. Sipas një burimi zyrtar pranë drejtorisë vendore, i riu me inicialet X.LL, 26 vjeç pavarësisht arsyeve dhe recetave që rreshtoi përballë agjentëve të krimeve do të hetohet për akuzën e vjedhjes.

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Ai akuzohet për vjedhje në dëm të një biznesmeneje, bën me dije policia. Denoncimi i të dëmtuarës u krye pranë policisë numër dy, pasi gruaja konstatoi se në barin e saj A.P ajo zbuloi se i kishin vjedhur tetë karrige dhe dy tavolina.

Gruaja bëri llogaritë e dëmit përpara policisë duke shtuar “vlera e  mallit të vjedhur shkon 1500 euro, pasi edhe karriget edhe tavolinat i kam blerë në Selanik, Greqi dhe janë të shtrenjta”. Si provë për ta bindur policinë gruaja u la mbi tavolinë faturat e sendeve të vjedhura. Mbasi ka kërkuar gjithandej për kamerat e sigurisë policia zbuloi hajdutin e identifikuar si shtetasi X.LL.

Policia thotë se e mori në pyetje të riun që pa shumë këmbëngulje u dorëzua dhe tregoi që karriget i kishte shitur. Në procesverbal policia shkruan: nga kqyrja në dyqanin e shtetasit A.M u gjetën karriget dhe tavolinat që biznesmeni i dytë nuk i kishte shitur ende dhe u sekuestruan si provë materiale.

I riu pranon se gjithçka e bëri nga nevoja, dhe se nuk ka vjedhur ndonjëherë në jetën e tij. Ai mohon përpara policisë të jetë hajdut.

“Kisha nevojë urgjente për para pasi jam i sëmurë dhe më duhen ilaçet, por për t’i blerë më duhen para. Kalova pa zbardhur dita përpara lokalit dhe pashë karriget jashtë. Pa e menduar gjatë, vendosa t’i merrja e t’i shisja. Më duheshin lekët për t’u kuruar.

Shkova gjeta një burrë me dum dum dhe ishte i moshës diku tej 50 vjeç. Ja pagova shërbimin dhe pastaj gjeta këtë tregtarin për t’ia shitur. M’i bleu për 70 mijë lekë të vjetra. Veprimi i parë që bëra ishte bleva ushqime pasi kishte 3 ditë pa ngrënë. Me të tjerat bleva ilaçe”.

Hajduti ka saktësuar edhe sasinë e mallit të vjedhur.

“Dua ta korrigjoj zonjën, nuk ishin tetë karrige por shtatë karrige dhe dy tavolina. Kur i shita më pyeti ai djali – mos i ke të vjedhura të keqen vëllai. I thashë që jo, i thashë që kam lokal në qytetin tim të lindjes dhe që do ia sillja edhe të tjerat.”

Personi që i bleu kujton se megjithëse kapi okazion po priste edhe karriget e tjera dhe tavolinat e tjera. “Më la një numër telefoni, e mora mbi 20 herë dhe telefoni dilte i fikur. E ndjeva që diçka nuk shkonte deri ditën kur më erdhi policia në dyqan dhe aty e kuptova”, dëshmon shtetasi ku i gjetën sendet e vjedhura./GazetaSi…jetoilumtu.al/

 

burimi lajmifundit.al/

 

 

 

Scroll to Top