“Nuk mundem më”, Luizi bën deklaratën e papritur: Dua të dal për Zotin!

Jil
Jil
1 Min Read

Debatet e njëpasnjëshme, provokimet që nuk kanë të ndalur dhe sjellja e banorëve brenda shtëpisë së Big Brother Vip si duket e kanë lodhur Luizin.

Gjatë një bisede me Kiarën, këngëtari u shpreh se po mendon largimin nga shtëpia pasi nuk duron dot më.

Ai dëgjohet teksa thotë që të gjithë banorët i ka kundër edhe është i vetëm përallë tyre dhe e gjithë kjo situatë e ka lodhur.

Ndër të tjera Luizi tha se nuk është i pathyeshëm dhe i paprekshëm dhe se 3 muaj qëndrim janë shumë.

“Dua të dal për Zotin. Nuk besoj se e fitoj kështu që… Do duroj sa do duroj, por s’mban më. Të gjithë kundër, rrinë lëshojnë nga një kunjë çdo ditë për të parë ku jam. Do vijë një moment kur do më zënë ngushtë. Tre muaj janë shumë, s’dihet kush vjen. I kam të gjithë bashkë kundër, s’di çfarë të bëj më. Nuk jam as i pathyeshëm, as i paprekshëm, as më i forti, jam ky që jam. Nuk mund të luftoj kaq gjatë”, tha ai.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *