Këngëtarja Fifi ka bërë shpesh reagime në rrjetet e saj sociale, ku është shprehur e lodhur për shkak të komenteve negative ndaj saj.
Për fat të keq, këngëtarja ka qenë disa herë e sulmuar qysh nga pjesmarrja në “Big Brother VIP” e deri tek lidhja me Adis Patushin.
Mirëpo, duket se negativiteti i ndjekësve ndaj saj po vazhdon edhe tashmë që ajo është në pritje të ëmbël, duke mos e lënë t’a shijojë këtë eksperiencë të re.
Përsa i përket kësaj situate, këngëtarja ka bërë një reagim të gjatë në InstaStory duke kërkuar t’a lënë të qetë të shijojë shtatëzaninë ashtu si çdo njeri i thjeshtë.
Shpresojmë që pas këtij reagimi të Fifit, publiku të sensibilizohet dhe t’a lejojë të shijojë jo vetëm këto muaj shtatëzanie, por çdo eksperiencë tjetër që ajo do të provojë!
“Një storie e shkurtë!
Kam mendu që shtatëzaninë do e kaloja krejt ndryshe..
Me shumë dashuri, me shumë lule, me shumë fjalë të bukura, me shumë mirëkuptim me shumë mbështetje.
Por jo ! Jam tu e kalu me shumë stres, me shumë siklet, me shumë punë, me shumë gjëra nëpër kokë, me plot sulme nga njerzit, me plot smirë, nga të gjitha anët e mundshme dhe më vjen plasja.
Sot kam hy në muajin e 8 të shtatëzanisë .. Dhe në këto 8 muaj kam bo 14 këngë- 10 prej tyre me videoklipe, 4 kengë të tjera që nuk kanë dal akoma, mora pjesë në festival ku ju përkushtova 100%..
Kam ble aksionet e një lokali modest.. Kam punu për të investu edhe aty .. Perveq nga ana monetare dhe fizikisht..
Krejt ca shoh edhe ca nij tan kohën është fjalë smire .. Ofendime, sharje, fyrje, torture ..
Më vjen keq që nuk jam një njeri i thjeshtë që të mundem të shijojë goditjet bebit tim, më vjen keq që punova kaq fortë për t’u bo pjesë e këtij showbizzi që nuk me le të gezojë e të mendojë vetëm momentet që bebi im më ben të vjell e të qaj e që ma ka shtu dozën e emocioneve 10 fish.
Dhe absolutisht refuzoj t’u kthejë përgjigje njerëzve që han m*t për mu mas shpine e vijnë e më bëjnë lajka..
Kam mendu që njerëzit në përgjithsi para një gruaje shtatzanë (pa dasht me lujt viktimën pasha
Allahun) kanë pak empati, zbuten e nuk shfryhen si hijenat dhe i mbajnë ca gjëra përbrenda.. Po jo!
Nuk kam ngel me barrë për asnjeri.
Kam ngel për veten time, me e përmbush veten time si njeri dhe me ja dhan vetes ni arsye ma shumë me luftu në jetë e me kriju familje..
Unë nuk shkatërrova asnjë familje.. Unë nuk kam nda njeri.. Kështu e ka shkru ai nalt fatin tim..
Unë thjesht du me e bo ni fest për bebin tem.. Me gëzu që po e sjell në jetë ..
Me lini pash te madhin zot..
Mos më mbushni me energji të keqe, mos më jepni mendime negative, mos më jepni stres ..
Më lini ju lutem!”, shkroi Fifi në Instagram.