“Oh veç një vëlla ta kishe pas”/ Poezia e mbesës së Hamide Magashit që i rrëqethi të gjithë

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Pak minuta më parë i është dhënë lamtumira e fundit Hamide Magashit, 35-vjeçares e cila u vra në mënyrë makabre nga ish-bashkëshorti i saj në oborrin e maternitetit të Prishtinës, ku pritej dhe të sillte në jetë fëmijën e saj.

Trupi i së ndjerës është dërguar në shtëpinë e familjarëve, ku gjendja e motrave të saj ka qenë tepër e rënduar pas fatkeqësisë që i ndodhi.

Të gjithë me lot në sy i la edhe një poezi e recituar nga mbesa e të ndjerës, vajza e njërës prej 6 motrave të saj

“Oh veç një vëlla ta kishe pas, vrasjen e lehtë se kishe pas, i le motrat me lot në sy, teze e dajë nuk të harrojnë ty. Na i ke mshel derën me dry, gjashtë motra nuk të harrojnë ty.

Pritëm lajmin se po bëhesh me fëmijë, morën lajmin të vrajtën ty, atë zoti e marroftë ne teze ty kurrë nuk të harrojmë”.- recitoi ajo.

Scroll to Top