Oj grua, dua t’i thërras prindërit e mi për drekë ! Ngjarje intresante..!?

Jil
Jil
3 Min Read

 

Oj grua, dua t’i thërras prindërit e mi për drekë ! Ngjarje intresante..!?

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

A dëshiron që 70 mijë Engjëj (Melek) të bëjnë lutje për ty..?
Burri i tha gruas së tij: “Po më mungojnë prindërit e mi, vëllezërit e mi dhe fëmijët e tyre, nuk i kam parë për një kohë të gjatë, dua t’i ftoj nesër për drekë te ne.”

Gruaja pa vullnet i tha: “Inshallah!”

Të nesërmen në mëngjes, burri shkoi në punë, por u kthye në shtëpi diçka më herët se zakonisht dhe ai i tha gruas së tij: “Prindërit e mi do të vijnë për një orë, ku është ushqimi?”

Ajo u përgjigj: “Jo, unë nuk kam përgatitur asgjë, sepse ata janë prindërit e tu, nuk janë ‘të huaj’ dhe mund të hanë atë që ka në shtëpi!”

A dëshiron që 70 mijë Engjëj (Melek) të bëjnë lutje për ty..?
Burri me atë rast i tha: “Allahu të faltë, pse nuk the dje se nuk do të përgatisësh asgjë, kurse tash, ata për një orë do të jenë këtu !?”

Gruaja tha: “Thirri ata, kërkoju falje dhe thuaju që të mos vijnë… ata nuk janë të huaj (musafirë), por janë prindërit e tu.”

Burri doli nga shtëpia, i pikëlluar dhe i menduar.

Pas një kohe të shkurtër, cingëroi zilja në derën e hyrjes së shtëpisë, gruaja e hapi derën dhe u habit kur i pa prindërit e saj, vëllezërit e saj dhe fëmijët e tyre.

A dëshiron që 70 mijë Engjëj (Melek) të bëjnë lutje për ty..?
Babai i saj e pyeti: “Ku është burri yt?”

Ajo u përgjigj: “Ai doli pak më parë.”

Babai i saj u shpreh i irrituar: “Por burri yt dje na ftoi neve për drekë, kurse tani ai nuk është këtu!”

Gruaja u nervozua, e thirri burrin dhe e pyeti me zemërim: “Pse ti nuk më the që i ke thirrur prindërit e mi për drekë?”

Ai iu përgjigj me një ton të qetë: “Prindërit e mi janë prindërit e tu, dhe prindërit e tu janë prindërit e mi, për mua nuk ka dallim mes tyre…”

A dëshiron që 70 mijë Engjëj (Melek) të bëjnë lutje për ty..?
Gruaja e ndërpreu me inat: “Të lutem shko në ndonjë restorant luksoz dhe sillu ushqimin më të mirë, sepse në shtëpi nuk ka asgjë që mund t’ju ofrojë atyre.”

Burri u përgjigj i relaksuar: “Unë tani jam shumë larg nga shtëpia, ata janë prindërit e tu, nuk janë ‘të huaj’, mund t’ju ofrosh atë që ke menduar t’ua japësh prindërve të mi për drekë.”..jetoilumtu.al/

Përkthim: Miftar Ajdini..

 

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *