Loja në “Big Brother Vip” është nxehur. Secili nga banorët përdor strategjinë e tij duke u munduar të qëndrojë në qendër të vëmendjes.
Luizi i cili gjithmonë është shprehur se Kiara është më e rëndësishme se loja tek ai, së fundmi është acaruar me moderatoren.
Ai i ka kërkuar Kiarës që të mos e ndërpresë ndërkohë që ai bisedon apo përfshihet në çështje të ndryshme brenda shtëpisë.
“Mos ndërhyj më kur jam duke folur. Qoftë për idetë që kam, qoftë sa zgjat. Më lër të flas. Kaq,”-është shprehur Luizi.
Nga ana tjetër Kiarës duket se nuk i ka pëlqyer ky reagim i Luizit duke i kthyer vetëm: “Okay, mirupafshim.”