Gjatë një diskutimi ditën e sotme në “Big Brother Vip Albania”, Olta Gixhari ka bërë një analizë të mendimit të saj se Kiara nuk është e afeksionuar pas Luizit.
Biseda:
Olta: Pse ti ka ngritur vlerat ty Luizi në shtëpi? Sipas këndvështrimit tim, duke qenë se ai është një person i pagdhendur këtu dhe i pabindur dhe e ka bërë çorape gjithë shtëpinë, ka ofenduar. Ai një ditë çohet dhe thotë “Unë nuk ofendoj më sepse më ka thënë Kiara”, ja ku ta ngriti një vlerë.
“Unë vendos të mos ngre më zërin se nuk më lë Kiara”, ja ku ta ngriti dhe një vlerë tjetër. Në momentin që një partneri, partnerja e vet i bëhet kaq e rëndësishme sa ai të ndryshojë, vlerat e asaj vajze në shtëpi ngrihen. Luizi i ka ngritur vlerat Kiarës. Kam thënë në dhomën e rrëfimit se Kiara pa Luizin në këtë shtëpi është kot, e papërgatitur për këtë lojë.
Për këtë lojë nuk je gati, pa Luizin dukesh e humbur. Unë mendoj që ti nuk ke asnjë afeksion për atë. Ti argëtohesh shumë, të bën për të qeshur, afeksion shpirtëror ti me atë nuk ke. Një njeri që është i përfshirë nuk rri gjithë ditën, ti përpiqesh shumë Kiara që ta ndryshosh atë njeri, unë njeriun që dua e dua ashtu siç është, me difektet e veta.
Kiara: Përpiqem të ndryshoj anën e keqe.
Olta: Ti anët e tija ja shef kaq negative dhe kaq të këqija, ti nuk ke asnjë afeksion për atë. Unë kam 4 vjet me partnerin tim, akoma nuk i kam parë një anë të keqe. Nuk i them “Mos ha kështu ti se nuk më pëlqen. Mos fol me atë se nuk më pëlqen”. Mua më pëlqen çdo gjë që bën ai. Kiara e ka shumë të ekzagjeruar këtë, ok të përmirësosh gjëra të vogla, por jo gjëra thelbësore.shqip-lajme.