JiL.al - Jeto i Lumtur

“Olta ka një hall se nuk ka shkuar…”/ Luizi tregon çfarë ëndrre ka parë Kiara dhe planin ‘djallëzor’ që ka aktorja

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email
“Olta ka një hall se nuk ka shkuar...”/ Luizi tregon

Mëngjesin e sotëm Luizi dhe Valbona kanë folur në lidhje me Oltën, e cila gjatë prime-t të sotëm do të marrë vesh se çfarë ka të shkruar zarfi i kuq që ka pak ditë brenda shtëpisë së “Big Brother VIP2”.

Këngëtari i njohur ka aluduar se në të mund të ketë të shkruar për ndonjë nominim, e ka frikë se Olta mund të thotë emrin e tij dhe të Kiarës.

Teksa po fliste me Valbonën, ai u shpreh se ‘Olta ka një hall se nuk ka shkuar që t’i lutet’. Gjithashtu Luizi i tha se Kiara i ka treguar edhe vendet ku ka gjërat e saj pasi mendon se mund të largohet nga shtëpia mbrëmje e sotme.

Luizi: Olta ka hall se nuk kam shkuar t’i lutem ‘aman në dorë tënde’ se ka zarfin. Ja thashë copë, jo të jetë zarf i kuq, po të jetë zarfi sa unë në këmbë, vazhdo jepi drejtim, mua nuk ke ça më bën, absolutisht asgjë. Do me më nxjerrë kokë më kokë në nominim me Kiarën, fare nuk e kam problem

Valbona: A mendon se mund ta bëjë atë?

Luizi: Vazhdoi Kiara dje duke më thënë ‘kremrat i kam këtu’

Valbona: O më raft pika, jo se iku unë

Luizi: Këtu kam këpucët

Luizi: Po ik o Kiarë. Kam parë ëndërr që ika

Scroll to Top