Olta u kënaq që i futi në sherr, Luizi trondit Olten dhe shqiptarët, ja si e përdori Kiarën për tu tallur me Olten

Jil
Jil
3 Min Read

Një debat ka nisur pasditen e sotme mes Kiarës dhe Luizit, ku “mollë sh rri” u bë insistimi i Olta Gixharit për një puthje mes tyre.

Aktorja po diskutonte me Kiarën në dhomën e gjumit, ku mes të tjerash i tha se ajo nuk është një lojtare e fortë, madje shtoi se Efi është më e fortë se ajo. Më tej, Olta i shprehu Kiarës mendimin e saj për marrëdhënien e moderatores me Luizin, ku theksoi se një puthje mes tyre është shumë e rëndësishme.

Subscribe

https://youtu.be/6WWVf6wCt8o

Kjo solli nje debat te ashper mes Kiares me Luizin ku ky i fundit deklaroi se do i largohet perfundimisht, me pas filloi te afrohej me Olten dhe te provokonin Kiaren.

Por kjo ka zgjatur vetem nje ore, pasi Luizi shfrytezon momentin dhe i afrohet Kiares, e puth e perqafon.

Dhe i thote troc: Te dua shume o shpirt, do te te ha te gjithen, hera e pare qe te shfrytezova per loje. Me pak fjale Luizi ka futur ne kurth Olten, duke bere sikur u fut ne sherr qe te afrohej me te dhe ne fund ta linte keq fare.. STRATEG

Ja pjesa e debatit

Luizi erdhi në dhomën e gjumit dhe u përfshi në diskutim, i cili u përmbyll me një debat mes tij dhe Kiarës. Kjo e fundit i tha se duhet të përgatitet për mbrëmjen e sotme, ku do të moderojë dhe shkruajë skenarin e një “show” të dhënë nga produksioni. Ajo theksoi se “ky është momenti i saj” dhe i kërkoi Luizit të mos i flasë.

Diskutimi:Olta: Puthe taman dhe kupto çfarë perceptimi ke për këtë njeri, sepse emocionet e buzës, ajo magjia që ndodh është e rëndësishme. Jepja vetes këtë mundësi.

Kiara: Do ta bëj kur të ma ndjejë zemra, nuk e bëj se ma thonë të tjerët. Luizi: Ti nuk ke ndjenja për mua, se po të kishe e kishe bërë me kohë (puthjen). Olta: Është kohë e humbur, nëse ai nuk është i duhuri ti po i humb vetes kohë. Je duke çuar dëm eksperiencën më të bukur të jetës tënde.

Kiara: A ka mundësi të mos më flasësh më sot? Pikë! Për aq kohë sa pret që të të thotë Olta Gixhari “puth Kiarën.” Ça më din mua ti, 2 vjeç, që të marr mendime nga Olta? Mos i jep rëndësi, pse thua “më mori Olta nga ty?” Këtë që kam nuk ma merr dot Olta nga ty. Ky është momenti që unë të shkëlqej, kjo është e rëndësishme për mua, puna ime.

korrieri

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *