JiL.al - Jeto i Lumtur

Olta vazhdon me mllefin ndaj Luizit: Do që ta them unë arsyen pse nuk të puth Kiara?

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Momentalisht ai është spektakli më i ndjekur në Shqipëri, ku banorët kanë transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.

Big Brother Albania Vip është një show televiziv që zhvillohet tërësisht brenda kufijve të një shtëpie, krijuar posaçërisht për personat e famshëm që bëhen pjesë të këtij programi, duke u cilësuar me titullin banorë. Në thelb është një garë midis tyre, qëllimi i së cilës është të jetë një fitues.

Të paktën një banor eleminohet çdo javë me anë të një procesi votimi, ku vendimin e merr publiku ose në rastet kur prish rregullat e lojës.

Një garë me shumë emocione të forta, debate e sigurisht edhe çaste të bukura. Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes.

Banorët e BBV2 po përfliten kudo në rrjet, dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.

E sigurisht që një nga dyshet më të përfolura janë Kiara Tito dhe Luiz Ejlli. Ata janë parë të afërt që në fillim, edhe pse marrëdhënia e tyre ka pasur ulje-ngritjet e veta gjatë këtyre ditëve.

Mirëpo, duket se ditët e fundit dyshja është më e afërt se kurrë, me Kiarën dhe Luizin duke ndarë çaste të ëmbla me puthje e përqafime të ngrohta, detaje këto që nuk kanë mbetur pa u komentuar nga banorët e tjerë të shtëpisë. Ditën e sotme Olta ka treguar se pse sipas saj, Kiara nuk e puth Luizin

“Nuk e puth ajo se e di që po e puthi iku jashtë. Ajo që bën si naïve. Naivja vogël. U puth, u paketua, iku në shtëpi. Po më fal tani. I thua një njeriu që kam filluar ndjej për ty, ia tha vetë, atëhere pse nuk e puth?! Unë të ndjej një njeri dhe mos ta puth?!”

korrieri

Scroll to Top