JiL.al - Jeto i Lumtur

Olta zihet me Kiarën për Luizin: Turp të të vijë, ai bëhet copash për ty

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Olta i ka thënë Kiarës se duhet t’i vijë turp që nuk u përkujdes për Luizin kur ai nuk ndihej mirë. Mes vajzave pati një debat ku prezent ishte dhe Luizi.

Ky i fundit i doli në krah Kiarës duke u shprehur se Olta po e shfrytëzon këtë moment për lojë. Kurse Kiara nga ana tjetër ia la fajin Luizit që lejon Oltën t’i flasë asaj kështu.

Pjesë nga debati:

Olta: Ty po të vjen turp nga vetja jote

Kiara: Mua po më vjen turp nga vetja?

Olta: Po dhe duhet të të vijë turp sepse indiferenca që ke treguar ti dje është për të ardhur turp. Ja bëre këtij çuni që bëhet copash për ty.

Kiara: E ka fajin ky që të lejon ty të arrish në këtë pikë

Olta: Mua s’ma mbyll gojën asnjeri

Kiara: Turp të kesh ti nuk ma thua dot

Olta: Nuk është faji im që dole një njeri i ftohtë

Kiara: S’ke punë të ndërhysh mes meje dhe këtij

Olta: Me mua mos u kap. Ke kohë të ndryshosh

Kiara: Unë nuk ndryshoj të më duan kështu siç jam. Nuk kam ndryshuar që nga dita parë e deri më tani. Ti ke qenë ajo që ke bërë dredhira.

Olta: Pra sipas teje gjithë përkujdesjen që bëra dje e bëra për lojë

Luizi: Turp të kesh ti që e shfrytëzon gjithçka për lojë

Olta: Po tërhiqem sepse e bëre shumë të shëmtuar bisedën.

tirananews.al

Lexo të radhës

“Çdo gjë që flet më acaron”/ A e do vërtetë Kiara, Luizin? Moderatorja e zhgënjyer: Nuk më vjen të…

“Këto lojëra që bën me migrenën”/ Luizi që kam njohur nuk është kështu

Olta, Luizi dhe Kiara flasin sërish për nominimet

Scroll to Top