JiL.al - Jeto i Lumtur

Operacion për lojërat e fatit në Tiranë, arrestohen dy klientë, në kërkim pronar i lokalit

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Policia e Shtetit ka bërë me dije se dy të rinj janë arrestuar në një bar në Tiranë pasi janë kapur duke vendosur baste sportive.

“Në Sauk, shërbimet e Policisë, kanë ushtruar kontroll në lokalin në pronësi të shtetasit P. E., të cilin e kishte përshtatur për organizimin e lotarive të palejuara. Gjatë kontrollit janë konstatuar duke vënë baste sportive, nëpërmjet aparateve të tyre celularë, shtetasit K. B., 21 vjeç, F. B., 28 vjeç, dhe shtetasi R. M., 17 vjeç. Në vijim të veprimeve u bë arrestimi për veprën penale “Organizimi i lotarive të palejuara” i shtetasve K. B. dhe F. B., ndërsa shtetasi R. M. u procedua penalisht në gjendje të lirë. Gjithashtu, u shpall në kërkim pronari i lokalit shtetasi P. E., për veprën penale “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra fati të palejuara”. Vijon puna për kapjen e tij. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale,” 

ka njoftuar ajo.

…jetoilumtu.al/

burimi lajmifundit.al/

Scroll to Top