Pa rrugë, pa shkollë, pa drita/ Në Selixë të Matit nuk ka as Shëndetësi, në izolim prej 30 vitesh

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Fshati Selixë në Mat është i izoluar prej tre dekadash. Janë vetëm 15 km rrugë nga qyteti i Burrelit deri në fshatin e njësisë https://www.jetoilumtur.al/wp-content/uploads/2010/08/triforce-wallpaper.jpgistrative Komsi në Bashkinë Mat.

Por që të udhëtosh drejt këtij fshati duhet rreth tre orë me makinë. Rreth 200 banorë të këtij fshatit po përballen me problemin e infranstrukturës rrugore për shkak të shembjes në disa segmente të saj.

Por sikur të mos mjaftonte vetëm rruga në këtë fshat, mungon shëndetësia, shkolla si dhe energjia elektrike.

“Të paktën 30 vjet që ne kemi mungesë të rrugës, gjatë dimrit ne ngelemi të izoluar, shpesh të sëmurët i kemi transportuar në krahë, jemi në internim”, tha banori Bashkim Uka.

“Këtu qendra shëndetësore nuk ka funksionuar asnjëherë….vjen një infermieri në shtëpi dhe na mat vetëm tensionin”, tha një tjetër banor.

“Kjo rrugë për fshatin tonë lidh edhe Matin me Krujën, dhe kemi shum vështirësi të madhe, jo vetëm që nuk është riparuar si rrugë por bashkia Mat po shfrytëzon inerte…..e vetmja shprese për të dëgjuar zërin tonë tek institucionet shprehet kryeplaku jeni ju si media”, Gëzim Uku, kryeplaku i fshatit Selixë.

Në listën e ankesave të banorëve është dhe rreziku nga shtyllat e tensionit që  janë të rrëzuara në tokë ose mbi shtëpi, por dhe kjo si shumë ankesa ka rënë në vesh të shurdhër.

Scroll to Top