Paga shkon 900 mijë lekë në muaj, por në Shqipëri ka krizë për lavazhierë…..

Jil
Jil
1 Min Read

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Pagën joshëse për një punëtor krahu, pronari i një pike të larjes së automjeteve ka vendosur edhe tabelë lajmërimi për të joshur punëtorët e rinj.

“Ne po kërkojmë staf dhe pagesa është 900 mijë lekë në muaj, plus siguracione”.

Ky njoftim tërheq jo vetëm atë që janë në kërkim të një pune, por edhe kalimtarët e zakonshëm.

”Po qeshin të gjithë mendojnë se është shaka, por e vërteta është se unë nuk bëj shaka”, tha Musli Rexhmati, lavazhier.

Punë ka, por profesionistë nuk ka, kjo shprehje merr kuptim më së miri kur dëgjojmë kërkesën e punëdhënësit, që në këtë rast është 38-vjeçari nga Tirana, Musli Rexhmati, i cili prej dy dekadash drejton biznesin e familjes.

Në pikën e tij të lavazhit lahen automjete dhe tapeta. Musliu thotë se në lavazhin e tij gjithnjë ka diçka për të larë, dhe i vetëm ai e ka të pamundur të përballojë fluksin e punës, për këtë arsye Musliu kërkon të punësoj lavazhier me një rrogë që kurrë nuk do ta mendonte se do ta ofronte për punëtorët e tij.https://lajmifundit.al/aktualitet/

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *