Panik në avion: Pak sekonda turbulenca shkaktojnë 36 të plagosur

Jil
Jil
1 Min Read

Të paktën 36 persona mbetën të plagosur, 11 në gjendje serioze, pasi një avion i Hawaiian Airlines, që udhëtonte nga Phoenix në Honolulu, u përfshi nga turbulencat e forta.

Një pasagjer rrëfeu se lëkundjet ishin kaq të forta sa praktikisht njerëzit nisën të “fluturonin nga sediljet”. 20 persona u dërguan në spitalet e zonës më dëmtime në trup dhe gjendje të fikëti për shkak të dëmtimeve në kokë.https://www.youtube.com/embed/Byi7NXtRsi4

Në bordin e avionit Airbus A330-200 ishin 278 pasagjerë dhe 10 anëtarë të ekuipazhit.

Incidenti në fjalë ndodhi mëngjesin e së dielës, pak përpara se avioni të ulej në pistën e aeroportit ndërkombëtar të Honolulusë, Daniel K Inouye.

Një pasagjer tha se turbulencat zgjatën vetëm pak sekonda, por ishte e mjaftueshme për të plagosur pasagjerët.

Sipas asaj që shkruan BBC, në kohën kur ndodhën turbulencat në zonë u raportua për stuhi rrufesh. Autoritetet amerikanë njoftuan këtë të hënë se kanë nisur hetimet për incidentin e rëndë./tvklan.al

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *