“Parajsa ka fituar një ëngjëll”, 26-vjeçarja vritet në një lokal në Angli natën e Krishtlindjes

Jil
Jil
1 Min Read

Një 26-vjeçare po festonte natën e Krishtlindjes në Wallasey të Anglisë në një lokal me miqtë dhe motrën kur u qëllua për vdekje.

Policia tha se një person i armatosur hapi zjarr pranë hyrjes së përparme të lokalit dhe dyshohet se të shtënat kanë ardhur nga personi që ndodhej në një makinë.

4 meshkuj të tjerë që ishin brenda në lokal kanë pësuar plagë si pasojë e të shtënave me armë zjarri, ndërsa njëri është dërguar në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.

Policia bëri të ditur se autori u largua me një makinë të errët që besohet të ishte një Mercedes i klasit A, i drejtuar nga një shofer mashkull.

Në foto: Vendngjarja e krimit

Pas ngjarjes tragjike, lokali ku ndodhi vrasja doli me një deklaratë zyrtare: Mbrëmë ka ndodhur një tragjedi në lokalin tonë. Të gjitha mendimet tona janë me miqtë dhe familjen e klientëve tanë dhe në veçanti lutjet tona shkojnë për familjen e klientes tonë e cila ka humbur jetën. Jemi të tronditur nga kjo ngjarje.

Miqtë e 26-vjeçares e kujtuan të renë përmes postimeve në rrjetet sociale. Zemërthyer, ata thanë se “Parajsa ka fituar një ëngjëll”./tvklan.al

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *