Parandalon plakjen dhe bie në peshë?! Fara chia dhe limon, përzjerja që bën mrekulli.. Këta përbërës do t’ju ndihmojnë të humbni më shumë kilogramë, duke mos u lodhur shumë! Jo vetëm që eliminon yndyrnat, por pastron organizmin që ka përmbushur tashmë funksionin e saj në trupin tone dhë kërkon të nxjerrë jashtë mbetjet.
Farat Chia ju japin ndjesinë e ngopjes kur i konsumoni. Ato përmbajnë hekur, kalcium, fibra dhe proteina. Kanë një përmbajtje të lartë të vitaminës C që kontribuon në pastrimin e organizmit.
Limoni dhe farat chia janë efektive pasi që të dyja janë elemente detoksifikimi dhe kontribuojnë në humbjen e peshës, të gjitha në një mënyrë natyrale dhe ekonomike.
Kjo pije duhet të konsumohet në mëngjes sapo të zgjoheni!
Do ju duhet:
Lëngu i një limoni
1 lugë gjelle fara chia
300 ml ujë
Përgatitja:
Në gotën me ujë (1oo ml) shtoni farat chia. I lini përreth një orë. Më pas shtoni lëngun e limonit dhe pjesën tjetër të ujit. Trazojeni mirë dhe nëse dëshironi mund ta ëmbëlsoni me pak mjaltë.