Parandjenja e keqe e babait të Vis Martinajt/ Lala: Ja kush di gjithçka mbi ngjarjen

Jil
Jil
1 Min Read

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Zhdukja e Ervis Martinajat vijon të jetë një mister i madh në vend nisur edhe nga fakti se policia nuk ka dalë ende me një reagim zyrtar për të zbardhur fatin e njërit prej personave më të kërkuar në vend.

Gazetarja Klodiana Lala tha në “Opinion” se prokuroria ka hapur dosjen hetimore në lidhje me zhdukjen e tij në bazë të një dëshmie të Nuredin Dumanit, e cila është klasifikuar si sekret.

Gazetarja dha detaje në lidhje me dëshminë e familjarëve të Martinajt në prokurori dhe polici, të cilët ishin shqetësuar pas humbjes së kontakteve. Ata janë shprehur se mes datës 7 deri në 9 gusht nuk kanë patur kontakte të Martinajt me familjarët.

“Sipas dëshmisë së babait, ai ka thënë në polici se mendon se ngjarja e rëndë i ka ndodhur të birit mes orës 19:30 deri në orën 22:00 të mbrëmjes së datës 9 gusht”, tha ajo, ndërsa shtoi se polici Jeton Lami që e shoqëronte Martinajn është “çelësi” për zbardhjen e ngjarjes. Lala tha se Lami di gjithçka. /abcnews

burimi https://lajmifundit.al/category/bota

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *