Teksa nga pasditja e sotme pritet ndryshim i motit, Drejtoria e Përgjithshme Detare konfirmon se në datat 9-11 janar moti do të përkeqësohet.
Sipas DPD-së, bregdeti ynë do të përfshihet nga era në drejtimin jug-jugperëndim në forcën 6-7bft deri 8bft 15-25m/s dhe lartësi dallge nga 1.80 deri 3.50 metra.
Përmirësimi i kushteve hidrometeorologjike është mbas orës 06:00 në datën 11 janar.
Merr lajme ekskluzive
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar këtu
Me ketë rast Drejtoria Detare u bën apel mjeteve lundruese që të merren masa sigurie.