Pas arrestimit të 4 shqiptarëve, kapet mbi 1 ton kokainë në portin e Savona…

Jil
Jil
2 Min Read

Mbi një ton kokainë raportohet të jetë sekuestruar të martën në portin e Savona-s nga autoritetet e Barit në Itali. Droga ishte fshehur në një anije dhe u kap në vijim të operacionit të zhvilluar më 2 Janar, ku u arrestuan 4 shqiptarë të cilët u kapën me 3.5 kuintal kokainë.

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Shqiptarët u kapën në provincën e Savonës. Edhe në atë rast droga kishte mbërritur në portin e këtij qyteti. Pas arrestimit të tyre, Guardia di Finanza kishte mësuar për mbërritjen e një tjetër ngarkese droge me një anije që mbante flamurin e Hong Kong-ut. Mjeti lundrues ishte nisur nga porti i Santos në Brazil, më 30 Dhjetor të vitit që lamë pas. Kjo bëri që autoritetet italiane ta mbanin nën vëzhgim anijen nga deri e ajri. Ata ndërhynë kur anija mbërriti në portin e Savona-s, mëngjesin e së martës.

Kokaina ishte fshehur në një vend të përshtatur në pjesën e motorëve të anijes. Ajo ishte e ndarë në 741 copa, të mbështjella në 26 pako me celofan.

Mediat italiane shkruajnë se nga hetimet u zbulua se bëhet fjalë për një rrjet transnacional të trafikut të kokainës, që operon në Italinë qendrore-jugore me eksponentë kriminalë shqiptarë./tvklan.al

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *