Pas daljes nga “BBVIP”, Efi përballet ashpër me motrën e Olta Gixharit: Jam mësuar me një si puna jote atje brenda

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Si gjithmonë banori i cili eliminohet nga shtëpia e “Big Brother VIP”, ftohet në “Fan Club” për të treguar eksperiencën e tyre brenda shtëpisë së famshme.

E eleminuara e djeshme ishte Efi, ku duket se nuk ka pasur dhe një përballje të mirë me opinionisten e programit e cila ishte pikërisht motra e Olta Gixharit.

Gazetarja e ka treguar haptazi mospëlqimin për ish-konkurrenten e “Për’puthen” duke ngritur tonin e zërit dhe duke iu kundërvënë në përgjigjet e saj.

Gjatë emisionit vajzat patën gjithashtu dhe përplasje me njëra- tjetrën.

“Nuk kam nevojë për këshilla, sidomos të tuat. Jam mësuar me një si puna jote brenda, nuk më duhesh ti.”- i tha Efi Gertës.

Sakaq ish-banorja u shpreh se eleminimi i saj ishte i padrejtë: “Mënyra sesi dola nuk ishte fare e këndshme. Dea ishte vetëm një ushtar, nuk e kam me të. Normal që e kam me Oltën.”

Gjithashtu ajo shtoi se i kishte dëgjuar të gjitha ofendimet, kërcënimet e bisedat Deas dhe Amosit, që të cilat sipas saj nuk janë transmetuar.

“S’më duket normale që jepen gjërat që Luizi thotë, ndërkohë që nuk jepen gjërat që fliten për të nga Dea dhe Amos (t’i lidhim, t’i djegim) dhe i japin moral pikërisht atij personi.”

Scroll to Top