Pas deklaratave të Luizit, Butrint Imeri reagon me një thumbim për Kiarën

Jil
Jil
2 Min Read

Këngëtari Luiz Ejlli ka tash e sa kohë që flirton me moderatoren Kiara Tito brenda ambienteve të shtëpisë së Big Brother VIP Albania.

Kjo e fundit dikur ka qenë në lidhje me këngëtarin e njohur nga Kosova, Butrint Imeri, një lidhje e cila nuk qe shumë jetëgjatë.

Të enjten, Luizi, i cili tenton të ketë një lidhje me Kiarën ka diskutuar me banorët e tjerë rreth Butrintit, duke u shprehur se nëse do të hynte këngëtari nga Kosova në BBVA, do ta nxirrte atë komplet jashtë loje.

“Ai është problem. Se ti mund të thuash pavarësisht se jam ndarë me të kam raporte miqësore dhe ajo më nxjerr mua jashtë loje komplet”, tha artisti shkodran.

Ndërkohë lidhur me këtë çështje, duket se ka pasur një reagim nga ana e interpretuesit të hitit “Hajt hajt”, Butrint Imeri.

Ai publikoi në InstaStory mbrëmjen e së enjtes një varg nga kënga e tij më e fundit, “Lule e dashnisë” e cila thekson: “A të merr malli që nuk jemi më?”.

Këtë varg ai e publikoi krahas një ‘selfie’ që publikoi nga një aeroplan në InstaStory, teksa ndjekësit e programit nuk kanë hezituar që ta quajnë si një thumbim kundrejt moderatores Kiara Tito.

Përndryshe, pak javë më parë këngëtari Imeri kishte shprehur hapur mbështetjen e tij për Kiarën, duke publikuar një fotografi të saj nga spektakli, shoqëruar me një emoji të kurorës sipër saj.

Image

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *