Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar këtu
Ajet Zyberi i cili është dorëhequr dy ditë më parë nga IKMT, është emëruar në një detyrë tjetër.
Zyberi do të drejtojë operacionin e ri kombëtar të Task Forcës kundër lidhjeve të paligjshme të energjisë elektrike, i cili do të nisë javën e ardhshme pas shpalosjes së planit të qeverisë për të përballuar vjeshtë-dimrin në kushtet e krizës ndërkombëtare të energjisë.
Kujtojmë se Zyberi zëvendësoi në këtë detyrë, Dallëndyshe Bicin, gjate drejtimit të IKMT.
Znj. Bici u largua nga kjo detyrë pas garimit për deputet në zgjedhjet e 25 prillit (2021). Ajo nuk rezultoi fituese në Qarkun e Tiranës, por pak ditë pas zgjedhjeve u emërua zv.ministre e Mbrojtjes.
Zyberi vjen nga radhët e policisë së shtetit ndërsa më herët ai ka mbajtur detyrën e drejtorit të policisë së Korçës.