Pas “paralajmërimit” të Eduart Grishajt, mbërrin droni në “BBV”, dhe jo nuk është për Luizin! Reagimi ‘epik’ i banorëve (Video)

Jil
Jil
2 Min Read

“Zona e Top Channel, është shpallur ligjërisht zonë ku nuk mund të fluturosh më. Iu them atyre që kanë drona, mos u mundoni të hidhni drone sepse aty ka pajisje që nuk i lejon. Mos i harxhoni se do bien aty, do shkojnë në polici dhe vijnë halle.” Kjo deklaratë u bë nga regjisori i “Big Brother Vip Albania”, Eduart Grishaj, vetëm pak orë më parë në “Wake Up.”

Mirëpo së fundmi një dron ka shkuar në shtëpinë e “Big Brother Vip” për aktoren Olra Gixhari. “Olta Luanesha” shkruhej në dron, ndërsa banorët nuk i kanë kursyer batutat me njëri-tjetrin. Olta u surprizua shumë për dronin dhe nuk i fshehu emocionet e saj, ndërsa Luizi me banorët ‘shpërthyen’ në batuata duke thënë se “Olta dhe Luizi janë çifti i vërtetë, Luani dhe Luanesha.”

Advertisements

Kujtojmë se deri më tani, Luiz Ejlli ka qenë banori i vetëm që ka marrë supriza me drone brenda shtëpisë së “Big Brother Vip.” Në fakt fansat e tij e kanë shprehu në çdo mënyrë mbështetjen e tyre për këngëtarin, duke organizuar edhe një protestë jashtë shtëpisë së “Big Brother Vip” në mbështetje të Luizit, duke brohoritur emrin e tij: “O Luiz o kampion, gjithë Shqipëria ty të do.” Së fundmi Meridian Ramçaj ka shprehur se ka pasur edhe kërkesa për helikopterë për Luizin në “BBV.”

.shqip-lajm

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *