Pas tërmetit, ngrihet niveli i detit, përmbytet qyteti Hatay

Jil
Jil
1 Min Read

TURQI- Autostrada midis qyteteve jugore turke, Iskenderun dhe Antakya, është mbushur me një varg të pafund automjetesh që nxitojnë të arrijnë zonat e shkatërruara, ndër më të goditurat nga tërmeti katastrofik 7.8 ballë dhe pasgoditjet e tij që goditën Turqinë jugore dhe Sirinë veriore të hënën. Vullnetarët u nisën drejt qyteteve, duke sjellë me vete furnizime dhe duke shpresuar të ndihmonin të mbijetuarit nga tërmeti dhe familjet e viktimave.

Në Iskenderun në bregun e Mesdheut, shtëllunga të mëdha tymi të errët dolën nga një zjarr masiv që shpërtheu në portin e qytetit, i cili vazhdoi edhe gjatë natës të së martës, shkruajnë mediat e huaja.

Shumë ndërtesa në qendër të qytetit janë rrafshuar me tokë ose janë bërë të pabanueshme nga tërmetet. Uji kishte vërshuar në rrugët e qendrës së qytetit, ndërkohë që ekuipazhet vazhdonin punën.noa.al/

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *