Pas “thumbave” në rrjetet sociale, Loredana dhe Mozzik sërish bashkë? Ja detaji që ngre dyshime për një ribashkim të dyshes

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

“Vera nuk do na gjejë single”. Ishte kjo deklaratë e Gramoz Aliut i njohur si Mozzik, e cila na la të kuptojmë që reperi është gati për një lidhje të re.

Nga ana tjetër edhe ish-partnerja e tij Loredana Zefi, disa ditë më parë u shpreh se nuk ka asnjë kontakt me Mozzik dhe u përfol për një lidhje me reperin gjerman Raheem Heid, i njohur me pseudonimin “Reezy”. Por, mesa duket e gjithë situata e ditëve të fundit ku njëri gjuan tjetri pret, qenka një “lojë”. Kjo pasi ish-çifti përfliten për një ribashkim për të disatën herë. Ndonëse dyshja e kanë mohuar kategorikisht këtë gjë, një detaj së fundmi ka ngjallur dyshime mbi raportin e tyre.

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu.

Faqja në Instagram “Vipat e Bllokut”, kanë postuar një foto shkëputur nga postimet e reperëve në fjalë ku duken në të njëjtën makinë. Mirëpo këto dyshime do të mbeten deri një një konfirmim zyrtar nga dyshja.

Ju kujtojmë që Loredana dhe Mozzik u bënë prindër për herë të parë në dhjetor të vitit 2018, duke mirëpritur në jetë vajzën e tyre. Megjithëse fillimisht e fshehën shtatzëninë, ata s’mund të fshihnin më gjatë vogëlushen të cilën e pagëzuan me emrin Hana.

Një vit më pas ata i dhanë fund lidhjes së tyre. Një ndarje jo shumë miqësore me deklarata e akuza të forta. Megjithatë çifti u bashkua në 2020 duke sjellë një album të përbashkët. Dhe u ndanë sërish në verën e 2021 duke u shprehur se

‘janë dy kokëfortë që nuk bëjnë dot as me njëri-tjetrin dhe as pa njëri-tjetrin.’…jetoilumtu.al/

Scroll to Top