JiL.al - Jeto i Lumtur

Paska shpresë për Luizin! Kiara nuk e përjashton mundësinë që mund “të dashurohet”

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Që prej fillimit të Big Brother VIP 2, një nga dyshet që ka marrë më shumë vëmendje ka qenë Kiara–Luiz.

Këngëtari ka shprehur në mënyra nga më të ndryshmet se ka pëlqim për Kiarën. Këmbënguljen e tij disa njerëz nga jashtë e kanë pëlqyer, ndërsa të tjerëve u është dukur e tepruar.

Megjithatë, Kiara ka qenë gjithnjë neutrale, e duruar dhe ndonjëherë, edhe indiferente.

Ndërsa tani thotë se edhe mund të dashurohet brenda shtëpisë.

Në një pyetje-përgjigje të shpejtë, Ronaldo dhe Efi pyesin Kiarën dhe këto janë përgjigjet e saj:

Je apo jo e dashuruar?

Jo, nuk jam nomentalisht.

Mendon që mund të dashurohesh brenda shtëpisë?

Edhe mund të ndodhë.

Mendon se Luiz Ejlli ka ndjenja për ty?

Po, edhe mendoj.

Kiara, ndjen ti?

Jo, momentalisht.

Fjala kyçe këtu dukshëm ishte “momentalisht”, duke treguar se gjërat në vazhdim mund të ndryshojnë dhe pretendenti kryesor në gjithë këtë duket se është Luizi. Paska shpresë për Luizin!

Scroll to Top