Eljodor Ndini, Drejtor i Agjencisë së Shërbimeve Funerale në Bashkinë e Tiranës, është arrestuar tre ditë më parë nga Policia e kryeqytetit pas një hetimi disa mujor me Prokurorinë. Ndini dhe tre vartësit e tij, shisnin varret në Tufinë për 2 milionë lekë të vjetra..
Katër punonjës të Bashkisë së Tiranës, vetë drejtori Eljodor Ndini dhe tre vartësit e tij – punonjës të Shërbimit Funeral, janë prangosur për akuzat e korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës. Një skemë e mirëfilltë korruptive që është zbardhur nga organi i akuzës së kryeqytetit.
Këto arrestime nxorën në pah “pazaret” që bëhen në Shërbimin Funeral të Tiranës për të siguruar një varr për personat që ndahen nga jeta. Kush ka para dhe paguan mirë, zyrtarët përgjegjës u prenotojnë varre buzë rrugës, kush nuk ka degdiset të prehet në ferra apo kanale.
Merr lajme ekskluzive
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar këtu.
Sipas Fax News , një dëshmi tronditëse për këtë fenomen që është zbuluar së fundmi nga Policia dhe Prokuroria e Tiranës. Fëmijët e porsalindur por që për shkaqe të caktuara ndërrojnë jetë, zhvarrosen dhe vendi i tyre u shitet personave të tjerë që duan që të afërmit të prehen buzë rruge.
Për personat të cilët nuk paguajnë për “banesën e fundit” të të afërmve të tyre, autoritetet në varësi të Bashkisë së Tiranës i çojnë në vendet më të largëta. I tillë është edhe rasti i një qytetari që tregon se babain dhe vëllain i ka në varrezat e Tufinës, ndërsa nënën e tij në varrezat e Sharrës.
“Fëmijët e porsalindur që nuk vizitohen nga familjarët i zhvarrosin dhe vendet e tyre i shesin. Kur më ndodhi mua fatkeqësia në familje, më kërkuan 300 mijë lekë. Çmimet variojnë deri në 5 mijë euro, varret jepen sipas nivelit dhe shtresës ekonomike”, shprehet një qytetar tjetër./jetoilumtu.al/