Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar kët
Nga Fieri dje deputeti Enkelejd Alibeaj i njohur nga një pjesë e deputetëve si kryetar në detyrë i Partisë Demokratike tha se ky grupim që përfaqëson demokratët do të dalë me kandidatë të vetët në zgjedhje.
Lidhur me këtë, kreu i degës së Partisë Demokratike në Fier, Luan Baçi, në një komunikim me edicion e lajmeve në MCN tv, vlerësoi se vizita e djeshme e Alibeaj në Fier, ishte më shumë një show televiziv në kohën kur ai mban peng zyrat e PD në Fier, të cilat janë ndërtuar me mjetet e demokratëve.
“Sa për të komentuar takimin, vizitën e Alibeajt në Fier, dje e mora vesh dhe unë, në fillim thanë që ka një mbledhje me kryesinë e degës, isha i habitur sepse në Fier nuk ka ndonjë anëtar të Kryesisë që të shkojë pas Alibeajt.
Pastaj mora vesh në rrjetet sociale, pashë disa foto, pashë që ishte një takim me disa nga ish- drejtuesit e degëve dhe disa deputetë aktualë të PD-së në Fier. Ishte një takim miks, një show televiziv që bën Alibeaj duke vajtur në ato degë ku janë akoma të uzurpuara zyrat e PD-së. Nuk i kuptoj si nuk i vjen rëndë, duke mbajtur zyrat e PD-së në Fier të bllokuara me çelës.
Ato zyra janë ndërtuar më kontribute vullnetarë, janë financa të anëtarëve të PD, dega Fier, të hedhura që nga fillimi deri në fund, pasi kanë qenë jashtë përdorimit, dhe ti uzurposh ato zyra kur demokratët e Fierit, mblidhen në ambiente private duke paguar qira për të bërë mbledhje, dhe Alibeaj i mban zyrat e bllokuara, duke mbajtur një garanci nga policia e Ramës, dhe i përdor një herë në 6 muaj për të bërë show televiziv, për këtë më vjen keq shumë”, u shpreh Baçi.
Në anën tjetër Enkelejd Alibeaj është deputet i Fierit me një mbështetje tradicionale aty.
Për kreun e degës Fier, Luan Baçi, deklaratat e Alibeaj se do të ketë dalje me dy kandidatë që pretendojnë se përfaqësojnë Partinë Demokratike për zgjedhjet vendore, janë të papranueshme.
Ai akuzon Alibeajn se po ndikon drejtpërdrejtë në forcimin e pushtetit të Ramës, teksa shprehet i bindur se nuk do te këtë kandidatë që do ti kundërvihet primareve në Fier, sikurse edhe në tërë vendin.
“Dje Alibeaj doli me deklaratë se po përpiqet që të gjej kandidaturat për kryetar bashkie, pra për të bërë diversion, dhe për t’ua kundërvënë demokratëve kandidatura përballë për të dëmtuar PD.
Dihet tashmë që në të gjitha degët e vendit, po kështu edhe në Fier, është hapur gara e kandidatëve për propozimet dhe vet propozimet për kandidaturat për kryetar bashkie në procesin e primareve.
Por, duket se këta e kanë përvojën e 6 marsit, për të emëruar disa kandidatë thjesht për të bërë show televiziv, dhe për ia kundërvënë PD-së, dhe për të lehtësuar fitoren e Ramës në çdo bashki, për të përjetësuar pushtetin e Ramës.
Kjo është mëse e dukshme, por mendoj se nuk do të ketë kandidat që do të pranoj tu kundërvihet anëtarëve të PD-së në çdo bashki, mos bëhet fjalë pastaj për komisioner apo vëzhgues, ata e din vet atë pjesë që si marrin dot, por vazhdojnë të bëjnë lojën e pistë në bashkëpunim me Ramën për të dhënë një mesazh te qytetarët se demokratët shqiptar se PD është e përçare, gjë që nuk është aspak e vërtetë.
PD në bazën, me anëtarët e saj, simpatizuesit, votuesit e saj janë në unison dhe do të marrin pjesë në primare për të përzgjedhur kandidaturat.
Kështu që kushdo kandidat që do të emërohet nga Alibeaj apo Basha, thjesht do të jetë një diversion për demokratët, i papranueshëm për demokratët, dhe nuk do të pritet hiq mirë nga ta dhe qytetarët”, thekson Luan Baçi.