Merr lajme ekskluzive
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar kët
Mendoni javën e kaluar. Cili është pendimi juaj më i madh? A keni hyrë gabimisht në banjo? Apo keni treguar një shaka që askujt nuk i është dukur qesharake?
Tani mendoni më larg. Gjërat për të cilat jeni penduar më së shumti, nuk janë ato gjëra që keni thënë apo keni bërë. Shanset janë që gjërat për të cilat jeni penduar më së shumti, të jenë ato gjërat të cilat nuk I keni bërë fare.
Ja ku është skenario i marrë nga libri i Daniel Gilbert “Pengesat në Lumturi”:
Imagjinoni që keni fituar 1 milion dollar. Ju merrni një telefonatë, gëzoheni tej mase, u tregoni të gjithë shoqërisë, investoni paratë në një kompani të madhe. Dhe pastaj i humbni të gjitha. Në rregull, tani kthehuni prapa.
Këtë herë, keni fituar 2 milion dollar, por nuk keni hapur telefonatën, prandaj shuma e parave janë transferuar tek dikush tjetër. Në të dyja rastet ju keni bërë një gabim. Mirëpo për cilën herë do të pendoheshit më shumë? Studimet tregojnë që shumica prej nesh do të pendoheshin shumë më shumë se pse nuk e kishin hapur telefonin se sa që kishin investuar gabimisht.
Truri juaj funksionon kështu: Me kalimin e kohës, gabimet që keni bërë, veprimet që keni ndërmarrë harrohen. Ato që nuk harrohen janë gjërat që nuk keni arritur ti bëni!
Pendimi më i madh në jetë është ajo që nuk e keni bërë!
Burimi botasot.info/