JiL.al - Jeto i Lumtur

Përdhunuan për shtatë orë 11-vjeçaren në Prishtinë, gjykata merr vendimin për 5 meshkujt

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Ekrem Rexhepi (26-vjeç), Shkëlqim Kameri (19-vjeç) dhe tre të miturit G.R.,(vëllai i Ekrem Rexhepit)., Xh.S., dhe G.J., të dyshuar për përdhunimin e vajzës 11-vjeçe në Prishtinë janë lënë në paraburgim edhe për dy muaj të tjerë.

Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësja e Gjykatës Themelore të Prishtinës, Mirlinda Gashi, shkruan Gaeta Express.

“Referuar kërkesës tuaj për informata, ju njoftojmë se pas kërkesës së Prokurorisë Themelore në Prishtinë për vazhdimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve E.R dhe SH.K, Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda me datë 26.09.2022 ju ka vazhduar masën e paraburgimit të njëjtëve edhe për dy (2) muaj, për secilin veç e veç”, ka konfirmuar Gashi për Gazetën Express.

Vazhdimi i masës së paraburgimit edhe për dy muaj është marrë edhe ndaj tre të miturve.

“Po ashtu lidhur me këtë rast, ju njoftojmë se Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për të Mitur me datë 23.09.2022 ju ka vazhduar masën e paraburgimit tre të miturve edhe për dy muaj, për secilin veç e veç”, tha Gashi për Express.

Vajza 11-vjeçe dyshohet se është përdhunuar për rreth shtatë orë radhazi më 27 gusht të vitit 2022. Ngjarja që tronditi Kosovën ka ndodhur në një park në lagjen “Arbëria” në Prishtinë, për të vazhduar në një lokacion tjetër të panjohur.C

Scroll to Top