“Perëndimi është lodhur nga Zelensky, po e shtyn në negociata”

Jil
Jil
1 Min Read

Ish-presidenti i Rusisë, Dmitri Medvedev u shpreh se Perëndimi është lodhur me qëndrimet e fundit të presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky dhe po e shtyn këtë të fundit drejt negociatave për t’i dhënë fund luftës.

Sipas nënkryetarit të Këshillit të Sigurimit, liderët perëndimore janë të bezdisur dhe të mërzitur me kërkesat e vazhdueshme të Zelenskyt ndaj tyre për të zhvatur gjithnjë e më shumë para dhe armë.

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar kët

Reagimi i Medvedev erdhi ndërsa fliste për çështjen e raketës që ra në Poloni, duke shtuar se dhe kundërshtarët më të ashpër të rusëve, nuk i pranuan përpjekjet për të fajësuar Rusinë për raketën që ra brenda kufirit polak dhe që shkaktoi dy viktima

Ndërkohë, gazeta “Kyiv Independent” raporton se forcat ushtarake vendase kanë zbuluar më shumë se 700 trupa të pajetë në zonat e liruara në Kharkiv, Donetsk e Kherson.

Sipas të dhënave, pjesa më e madhe e viktimave janë civilë./a2 cnn

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *