Përgjaken rrugët e Shqipërisë, 5 aksidente në 4 orë, 8 të plagosur

Jil
Jil
2 Min Read

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar kët

Rrugët e Shqipërisë janë përgjakur të shtunën e 5 tetorit.Vetëm në orët e para të mëngjesit janë shënuar 5 aksidente me 8 të plagosur.

Në orën 06:10 të mëngjesit  në vendin e quajtur “Luzat” në aksin Tepelenë-Gjirokastër dy makina u përplasën me njëra-tjetrën.

Si pasojë mbetën të dëmtuar drejtuesi i automjetit tip “Dacia”, shtetasi K. Ç. dhe pasagjeri që ndodhej në automjetin tip “Seat”, shtetasi Xh. G. 19 vjeç, banues në Tepelenë.

Rreth orës 10:06 në segmentin Kukës-Morinë, në “Rrugën e Kombit” një betoniere e cila drejtohej nga një shtetas kosovar u përmbys. Si pasojë shoferi mbeti i lënduar dhe u dërgua me urgjencë në spitalin e Kukësit.

Sakaq në Fier, te vendi i quajtur “Qafa e Lalarit” dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën.Gjithashtu në Kukës janë shënuar edhe dy aksidente me dy të lënduar

“Rreth orës 09:40, në vendin e quajtur “Qafa e Lalarit”, automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin E. R., 45 vjeç, banues në Kuçovë, është përplasur me automjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin K. K., 37 vjeç, banues në Patos.

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar dy drejtuesit e automjeteve dhe pasagjeri, shtetasi L. S., 65 vjeç, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve”, bëri me dije policia.

Gjithashtu në Kukës janë shënuar edhe dy aksidente me dy të lënduar

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *