
Merr lajme ekskluzive
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar këtu
Një aksident automobilistik ka ndodhur mbrëmjen e se dieles përgjatë rrugës së Lagunës së Patokut.
Dy autovetura janë parplasur pranë zonës bregdetare.
Paraprakisht mesohet se si pasojë e aksidentit 6 persona kanë mbetur të plagosur. Dy autoambulanca të Laçit kanë dërguar të plagosurit në spitale.
Në vendngjarje grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti.
Disa prej të plagosurve janë dërguar në Spitalin e Traumës.
Aksi ku ndodhi aksidenti eshte nje rruge problematike per ngjarje te tilla pasi edhe ne te kaluaren jane shenuar perplasje mes mjeteve me pasoja te ndryshme jo vetem materiale por edhe per jeten dhe shendetin e qytetareve.