Përplasi për vdekje nje person, identifikohet autori i aksidentit në Elbasan (EMRI)

Jil
Jil
1 Min Read

Pas hetimeve intensive dhe sigurimit të provave të shumta është arritur të identifikohet autori i dyshuar i aksidentit me vdekje që ndodhi nê 22 Dhjetor 2022 në vendin e quajtur “Ura e Zezë” në Papër të Elbasanit.

Burime jo zyrtare bënë me dije se autori i dyshuar i kësaj ngjarje me një viktimë, rezultoi se pas aksidentit ishte arratisur për në Itali.

Viktima e këtij aksidenti, Dalip Xhakoj, rreth 60-vjeç nga fshati Vidhas i Elbasanit u identifikua tri ditë pas ngjarjes, ndërsa drejtuesi i automjetit që u përfshi në aksidentin në fjalë deri këtë prag fundjave ishte ende të paidentifikuar pasi ishte larguar larguar pa adresë nga vendngjarja.

Raportohet se për identifikimin dhe kapjen e tij policia në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan punuan intensivisht duke arritur në zbardhjen e plotë të ngjarjes si edhe identifikim e autorit.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *