
Merr lajme ekskluzive
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar këtu
Një 38-vjeçar është arrestuar, pasi ka përplasur me makinë një fëmijë në rrugën Fushë-Bulqizë.
Mësohet se i arrestuari është 38-vjeç dhe banon në Durrës.
Ndërkohë mësohet se fëmija ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i policisë
Specialistët e Seksionit të Trafikut Urban dhe Interurban të DVP Dibër arrestuan në flagrancë shtetasin A. K., 38 vjeç, banues në Durrës, pasi në Fushë-Bulqizë, duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar një shtetas të mitur, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra, ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
burimi lajmifundit.al/