Përplasja e çfiti në Jalë, zbulohet se ku gaboi drejtuesi i gomones Gjergji Priftuli

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

 

37-vjeçari Gjergji Priftuli u arrestua nga Policia dy ditë më parë pasi gomonia, të cilën ai drejtonte përplasi çiftin e të rinjve Agustin Sefa dhe të fejuarën e tij, Era Gj, teksa ndodheshin duke pushuar në shezlong në bregun e Jalës.

31-vjeçari ndodhet në gjendje kritike për jetën.

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Burime bëjnë me dije se Priftuli nuk ka qenë fare në gomone, në momentin kur ajo është përplasur me shezlongun e dy të rinjve. Ai është rrëzuar gjatë xhirove në det.

Por, cili ka qenë gabimi i tij?

Sipas rregullit, drejtuesit e gomones duhet të mbajnë një spango (mjet specifik) i vendosur në dorë dhe i lidhur me çelësin e gomones. Në momentin që drejtuesi bie në det, tërhiqet dhe çelësi dhe fiket gomonia.

Ky rregull nuk ishte zbatuar nga Gjergji Priftuli dhe pas rënies së tij në det, gomonia vazhdoi ecjen me shpejtësi, duke u përplasur me shezlongun në breg ku po pushonte çifti.

31-vjeçari Agustin Sefa ndodhet në gjendje kritike për jetën, ku ditën e sotme iu nënshtrua një operacioni të dytë në spitalin e Traumës, pasi ka dëmtuar organet e brendshme.

.…jetoilumtu.al/

 

burimi lajmifundit.al/

 

Scroll to Top