JiL.al - Jeto i Lumtur

Përplasje mes Këlliçit dhe Maznikut në emision. ‘Nga cili restorant flet? Bën humoristin, hajdut’!

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

TIRANË- Kandidati i PD për bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi dhe nënkryetari i bashkisë, Arbjan Mazniku u përfshinë nga debati lidhur me pallatin te Njësia 4. Të ftuar në emisionin ‘Çim Peka Live’ në Syri Tv, Mazniku tha se banorët që të do të humbin shtëpitë e tyre nga shembja e godinës, do të marrin apartamentet e reja. Përgjigje e cila për Këlliçin nuk ka asgjë të vërtetë, sepse banorët nuk kanë marrë asnjë sqarim nga institucionet se çfarë do të ndodhë me ta. Gjatë debatit, Këlliçi iu drejtua Maznikut duke i thënë se po flet nga një restorant, ku po darkonte, teksa banorët e pallatit te Njësia 4 janë lënë në errësirë dhe pa ujë të pijshëm prej orëve të para të mëngjesit të sotëm.

Pjesë nga debati:

Këlliçi: Vetë Mazniku në datën 3 gusht 2020 i dërgon një shkresë Institutit të Ndërtimit që të shprehen në lidhje me këtë objekt. Çuditërisht një ditë më pas i vjen një përgjigje që ky institucion mohon aktekspertizën e vet dhe thotë se këto objekte duhet të prishen dhe të ndërtohen nga e para. Ka një habi të madhe.

Mazniku: Dokumenti që lexoi ai (Këlliçi) është i vërtetë, por kapaciteti për ta kuptuar është i limituar…

Këlliçi: Hajde more ti, o humorist. Se je edhe në restorant aty, ku po ha, ku po darkon? Çoji dritat familjes së Agim Bozhiqit, kaq bëj ti. Se dukesh që je në restorant aty. Bën këtu humoristin, hajdut.

Mazniku: Të gjithë personat që zoti Këlliçi takoi sot, janë shpallur fitues për të marrë një banesë të re. Kanë aplikuar dhe janë shpallur fitues. Zonja Ferizlete Cjapi, ka aplikuar për të Petrit Cjapi dhe është shpallur fitues, për një strukturë 1+1 dhe është trajtuar që nga fillimi me bonues qiraje. Nuk duhet të jetonte aty në atë banesë, i është paguar nga qeveria bonusi i qirasë. Zonja Xhevahire Isufaj ishte në krah, ka dalë fituese për banesë 2+1. Zoti Sherif Laçi fitues i një banese 1+1. Zonja Afërdita Bërliku…

Peka: Prej sa kohësh është vendosur shiriti?

Mazniku: Prej më shumë se dy vitesh.

Këlliçi: Çfarë shiriti? Ata janë të gjithë në shtëpitë e veta. Janë 70 familje sot që flasim.

Mazniku: 30 nga familjet kanë shkuar te banesat e reja te ‘5 maji’. Grupi i dytë i familjeve do të shkojë sërish te ‘5 maji’. Ka tentativë për përfitim politik. Jeta e atyre njerëzve po rrezikohet.noa.al

Scroll to Top