Personazhi i njohur mediatik e konfirmon grabitjen: Si ma vodhi Rozeta Dobi unazën me dedikim

Jil
Jil
2 Min Read

Vijimi i hetimeve dhe këqyrja e sendeve të vjedhura në shtëpina e Rozeta Dobit ka nxjerrë detaje të tjera interesante për “operacionet” e saja të bujshme.

Mësohet se një ndër unaza e vjedhura që u gjet në shtëpinë e Dobit i përket pikërisht Profesorit të njohur të Kriminalistikës, Ervis Karamuço.

Karamuço konfirmoi se unaza me një dedikim të veçantë nga bashkëshortja i përket atij duke shpjeguar edhe rrethanat e pranisë së Donit në banesën e tij, ku duket se ka kryer edhe vjedhjen e këtij sendi.

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

“Unaza në fjalë më përket mua. Ka një dedikim: Ervinit me dashuri! Gruaja në fjalë ka qenë njëherë në shtëpinë tonë kur kemi lyer dhe duket se në atë moment ka kryer vjedhjen”, tha Karamuço duke shtuar se e kishte denoncuar humbjen e unazës, ndërsa pas arrestimit të Dobit është telefonuar nga policia, të cilët u kanë konfirmuar gjetjen e sendit.

“E njohën për shkak të dedikimit. Më morën në telefon dhe më thanë që unaza u gjet”, theksoi ai.

Vetë Karamuço është shfaqur të paktën dy herë publikisht duke folur për rastin e vjedhjes nga pastruesja dhe djali i saj, por asnjëherë nuk ka pohuar publikisht se ka qenë edhe vetë viktimë.

Kujtojmë se ditën e djeshme, gazetari Elton Qyno tha se një personazh publik, i cili ftohet edhe në studiot televizive, kishte identifikuar dhe kishte tërhequr një unazë të personalizuar nga sendet e vjedhura që iu sekuestruan pastrueses Rozeta Dobi.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *