Pesë bukuroshe shqiptare që punojnë për Dolce & Gabbana

Jil
Jil
2 Min Read

 

Këto janë pesë fotomodele shqiptare që punojnë për Dolce & Gabbana: Gaciana Dema, Melisa Toska, Ergi Bardhollari, Bernarda Islamaj dhe Dorina Gegici. 

Dolce & Gabbana (Dolçe e Gabana ) është një shtëpi italiane e modës së lartë, themeluar në vitin 1985 në Legnano nga dizajnerët italianë Domenico Dolce dhe Stefano Gabbana.

Të dy u takuan në Milano në vitin 1980 dhe u pajtuan për të njëjtën shtëpi të modës. Në vitin 1982, ata krijuan një studio këshillimi për disenjatorët; me kohë u rrit dhe u bë “Dolce & Gabbana”.

Ara prezantuan koleksionin e tyre të parë të grave më 1985 në Milano, ku një vit më vonë dyqani i tyre do të hapte dyert.

Në vitin 1988, ata lançuan një linjë leotard dhe në 1989 ata filluan të hartonin veshje të brendshme dhe kostume noti.

Dolce & Gabbana filluan të eksportojnë produktet e tyre në Japoni dhe vende të tjera përfshirë Shtetet e Bashkuara, ku ata themeluan sallën e tyre të ekspozitës më 1990. Më 1992, të njëjtin vit ata prezantuan koleksionin e tyre për burra, ata gjithashtu lançuan parfumin e tyre të parë Dolce & Gabbana.

Ata fituan çmimin Woolmark më 1991 dhe Akademinë e Parfumit “Aroma më Femërore e Vitit” më 1993 për parfumin e tyre Dolce & Gabbana Parfum.

Deri në fund të viteve 1990, të ardhurat e ndërmarrjes ishin rreth 500 milionë dollarë amerikanë dhe në vitin 2003 të ardhurat e tyre arritën në 633 milion dollarë.

Deri në vitin 2005, qarkullimi i tyre ishte 600 milion €.  Në sezonin 2017-2018 deklaruan 1.2 miliardë dollarë amerikanë të ardhura.

Showbiz Info

Jeto I Lumtur.al

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *